Krasniqi: Qeverinë e bën Haradinaj, nuk do të ketë mandatar të dytë

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një emision të drejtpërdrejtë në Tribuna Channel, deklaroi se qeveria e Kosovës do të formohet nga koalicioni PAN dhe sipas tij nuk do t’i vijë radha mandatarit të dytë, raporton Express.
Krasniqi tha se partitë politike kanë të drejt të bëjnë deklarime e interpretime, mirëpo nuk do t’i vijë radha e mandatarit të dytë.

Tutje ai përmendi situatën e krijuar pas zgjedhjeve në vitin 2014, Krasniqi tha se vendi ynë ka qenë peng i qëndrimeve të tilla në vitin 2014 dhe se ajo situatë i ka sjell Kosovës humbje në ekonomi si dhe tërheqje të intervestitorëve.

Koalicioni PAN në zgjedhjet e 11 qershorit është renditur subjekti i parë politik më i votuar, me 33.98 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje është renditur si subjekti i dytë me 27.12 për qind të votave.

Ndërsa, koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.74 për qind të votave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme