Krasniqi: Shkuarja në balotazh ishte e papritur

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se janë befasuar me mos fitoren e Lladrovcit në zgjedhjet në Drenas dhe shkuarjen në balotazh.

Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin në Tribuna Channel ka thënë se shkuarja në balotazh ishte një lajm i papritur për ta dhe PDK-në.

Megjithatë ai ka shprehur bindjen se 18 dhjetori do e bëj Ramiz Lladrovcin kryetar të Drenasit.Krasniqi është shprehur i bindur për fitorën e Lladrovcit duke thënë se 4 kandidatët që kanë marrë vota më së shumti në këto zgjedhje ishin njerëz të PDK-së dhe kjo edhe ka ndikuar që ata të marrin vota, ndërsa tash balotazhi do i kthej votuesit tamam në Partinë Demokratike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme