Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së, në emisionin “Fakt Plus” l u shpreh se nuk ka asnjë shancë që të ketë mandatar të dytë për formimin e qeverisë.
Ai shtoi se mandatar do të jetë koalicioni në mes PDK-së AAK-së dhe NISMA-s, dhe nuk nuk do të ketë as parti e as koalicion tjetër që do t’i jepet mundësia për të formuar qeverinë e vendit.
Krasniqi tha se vendi ka nevojë për një qeveri të fortë në krye me Ramush Haradinaj kryeministër dhe opozitë të fuqishme me Albin Kurtin opozitar.
Krasniqi foli edhe për opozitën e kaluar ku tha se asnjëherë nuk ka pasur mungesë të diskutimit për tema që i kanë preokupuar qytetarët e vendit, por sipas tij opozita e kaluarështë marrur me tema si Demarkacioni dhe Asocacioni