Krasniqi thotë se PDK i ka të gjitha votat

Kuvendi i Kosovës po bën sot përpjekjen e katërt me radhë këtë vit, për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Pavarësisht faktit që seanca tashmë ka nisur, dilemat mbesin ende nëse janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikim.

Gjatë fillimit të seancës, kryetari i grupit parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk ka arsye që të kundërshtohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. AI ka thënë se PDK’ja unanimisht po e mbështetë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, duke mos e përjashtuar Nait Hasanin i cili para disa ditëve ka lënë të kuptohet se do të votojë kundër kësaj marrëveshjeje, shkruan Express.

“Çështja të cilën sot e kemi në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës është temë që tri vitet e fundit është diskutuar. Në këtë Kuvend kemi pas skena që nuk i kanë takuar jetës parlamentare e as një shteti të ri si Kosova. Ato kanë ardhur për shkak të mospajtimeve që ne i kemi pas për këtë çështje. Ne besojmë që kanë pushuar edhe arsyet për ta kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.  T’i sh lirojmë qytetarët e Kosovës nga kjo temë e cila për fat të keq është shndërruar në traumë kolektive. Në emër të gripit parlamentar mund të ju konfirmoj se ne unanimisht mund të ju njoftojë se do të votojmë për këtë çështje”, ka thënë Krasniqi nga ulësja e Kuvendit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme