Krejt çfarë u tha sot për ose jo shkarkimin e ambasadores Alma Lama [video]

Shkarkim nga posti i ambasadores për Alma Lamën kanë kërkuar Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Këtë e kanë bërë në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, me iniciativë të deputetes Puhie Demaku.

Kërkesa që kanë propozuar t’i dërgohet Ministrisë së Jashtme, është bërë për shkak të gjuhës së përdorur dhe ofendimit që Lama i ka bërë gazetarit Xhemajl Rexha dhe KTV-së.

Edhe anëtarët tjerë të Komisionit nga partitë e koalicionit kanë kritikuar qasjen e ambasadores së Kosovës në Itali, më herët deputete e LDK-së, por nuk e kanë përkrahur propozimin për shkarkimin e saj.

Megjithëkëtë, kryetari i Komisionit ka thënë se raste të tilla kur ky Komision ka kërkuar shkarkim të një ambasadori nuk kanë ndodhur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme