Një anëtar i lartë i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” ka propozuar shtetëzimin e fabrikave në pronësi të huaj pasi ato mbyllën veprimtarinë në vend.
Disa kompani të huaja, duke përfshirë Ford dhe Nike, kanë njoftuar se do të mbyllin përkohësisht fabrikat dhe rrjetin e dyqaneve në Rusi, në mënyrë që të ushtrojnë presion mbi Kremlinin për të ndaluar agresionin ushtarak në Ukrainën fqinje.
Me anë të një deklarate, partia që drejtohet nga Vladimir Putin ka njoftuar se mbyllja e operacioneve ishte një “luftë” kundër qytetarëve të Rusisë.
“Rusia e Bashkuar propozon shtetëzimin e fabrikave që shpallin largimin dhe mbylljen e prodhimit në Rusi”, tha sekretari i këshillit të përgjithshëm të partisë në pushtet Andrei Turchak.
“Kjo është një masë ekstreme, por ne nuk do të tolerojmë të na godasin me thikë pas shpine dhe do të mbrojmë popullin tonë”, ka shtuar ai.