Kreu i BDI-së Ahmeti takoi përfaqësuesit e degës së Sarajit

Kreu i BDI-së Ahmeti takoi përfaqësuesit e degës së Sarajit në selinë e partisë në Reçicë të Vogël për të diskutuar mbi zgjedhjet brenda partiake për koordinatorë të zonave. Deputeti i zonës së Sarajit Arben Ziberi pas takimit deklaroi se Ahmeti i ka informuar se Rafiz Aliti është emëruar koordinator i degës se Sarajit. Ziberi tha se këto janë zgjedhje të rregullta brenda partiake pasi koordinatorëve të degëve iu ka kaluar mandati dhe se kjo përzgjedhje nuk ka ta bëj me përçarjet e partisë. Megjithatë në takim nuk ishte kryetar i degës dhe komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Kryesia e partisë së Ahmetit për të shtunën ka caktuar mbledhjen e radhës në të cilën sipas grupit të zjarrit pritet të diskutohet për kërkesat e tyre sa i përket llogaridhënies së ekzekutivit dhe shkarkimin e Grubit.

” Kemi diskutuar për zgjedhjet brenda partiake të BDI së. Siç e dini në 11 zona kemi kryetarë të degëve që ky proces te vazhdojë dhe në degët tjera sa kanë mbetur 25, 26 sa janë. Në këtë mbledhje kryetari na njoftoi edhe për vendimi i cili është shpallur ditë më parë se e ka caktuar Rafiz Alitin për koordinator të Sarajit, i cili ka rol që të koordinojë veprimet e degës në bashkëpunim me gjithë anëtarët e degës”, u shpreh Arben Ziberi, Deputet. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme