Kreu i Çairit Kryetari, Izet Mexhiti, ka zbardhur detaje lidhur me projektin në lagjen Dizhon

Kreu i Çairit Kryetari, Izet Mexhiti, ka zbardhur detaje lidhur me projektin në lagjen Dizhon, i cili është në fazë përfundimtare dhe përfshin 18 rrugë. Mexhiti gjatë inspektimit të punimeve tha se deri në 80 për qind e projektit veçmë ka përfunduar realizimin. Punohet në ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit, rrjetit të ujësjellësit dhe rikonstruimin e plotë të rrugëve asfaltimin e të gjitha rrugëve.

“Përfundimisht po përmbyllet me infrastrukturë nëntokësore i gjithë Dizhoni. Projekt i cili përfshin 88 milionë denarë për infrastrukturë nëntokësore, ujësjellës, kanalizim, rrjet atmosferik. Dhe 15 milionë që kanë hyrë për rrugën 15 dhe rrugën 17 më herët dhe të cilat janë të përmbyllura dhe nëse hy këtu edhe asfaltimi i rrugës kryesore dhe rrugëve të Dizhonit, pra bëhet fjalë për një investim 2 milionë euro, ku 70-80 për qind është e kryer”, u shpreh Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme