Drejtori i KOSTT-it që është emëruar në këtë detyrë në vitin 2022, Evetar Zeqiri, në një konferencë për media bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe një përfaqësues të KEDS ka folur për krizën energjetike vendit.
Zeqiri ndër të tjera ka thënë se sistemi po përballet me ngarkesë të madhe për shkak të zhvillimit ekomomik që sipas tij ka ndodhur në Kosovë në vitet e fundit.
“Dua t’i sqarojë të gjithë se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme për shkak të zhvillimit ekonomik që ka ndodhë në vitet e fundit, si rezultat kërkesës për energji gjithnjë e në rritje”, ka thënë ai.
Kështu konfirmoi Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Zeqiri ka deklaruar para mediave se problemi me energji elektrike është i përkohshëm dhe siç tha ai pritet të zgjasë vetëm këtë javë dhe javën tjetër dhe më pas ngarkesa pritet të ulet.
Ai tha se nuk ka mungesë të energjisë elektrike në kuptimin që prodhimi është në maksimum, por shtoi se në zona të caktuara janë të detyruar të bëjnë reduktime për shkak të mbingarkesës.
“Ne jemi duke i adresu të gjitha problemet, jemi në fazat e fundit të kompletimit të punimeve. Jemi ballafaquar me shumë pengesa ligjore e administrative, nga harta zonale, problmet me prona, vendimet gjyqësore të padrejta. Ne kemi finalizu ndërtimin e nënstacionit në Fushë Kosovë, i cili e ka zgjidhë problemin e Fushë Kosovës dhe Obliqit dhe më nuk do të ketë ndërprerje. Çështja e Ferizajt është në fazën finale, kemi shpresuar që do të kryhet në fund të vitit, por ngarkesa është shumë e madhe. Në raste të caktuara, në zona të caktuara si pasojë e ngarkesës së madhe kërkohet një reduktim i pjesshëm. Është me rëndësi me sqaru që në asnjë moment as nuk ka pasë mungesë të energjisë, as reduktime në bazë të diskrecionit. Pra, jemi të detyruar vetëm në këto zona e nuk ka të bëjmë me asnjë çështje që po ngritet në opinion publik.