Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i kërkon Shqipërisë dhe Kosovës që të ngren muzeun për krimet serbe në Kosovë.

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi i kërkon Shqipërisë dhe Kosovës që të nisin urgjentisht punën për ngritjen në Prishtinë të një muzeu për krimet serbe në Kosovë.

Sipas tij, Parlamenti i Shqipërisë nuk ka miratuar ende një deklaratë për dënimin e vrasjeve, masakrave, përdhunimeve dhe deportimit masiv të popullatës.

PDIU i kërkon nga Parlamenti të Shqipërisë të miratojë rezolutën e propozuar nga Vetëvendosja për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Reagimi i plotë:

Sot kur po behen me shume se 20 vite nga fitorja e luftës çlirimtare te Kosovës përfaqësuesit politik te Kosoves ndodhen ne banken e te akuzuarve ndersa Parlamenti i Shqiperise nuk ka miratuar ende asnjë deklarate për dënimin e vrasjeve, masakrave, përdhunimeve dhe deportimit masiv të popullatës.

I kerkojme qeverive te Shqiperise dhe Kosoves te nisin urgjentisht punen per ngritjen ne Prishtine te muzeut te krimeve serbe qe te mbetet si nje monument kujtese per te gjithe brezat.

Propoganda e mbledhjeve boshe te qeverive duhet te marre fund. Duhet te reagojme bashkerisht ne permbushjen e objektivave te perbashketa dhe nderimi i memorjes kombetare e denimi njezeri i krimeve duhet te jete hapi i pare dhe urgjent.

PDIU kerkon nga parlamenti i Shqiperise te miratoje rezoluten e propozuar nga Vetvendosja per denimin e genocidit Serb ne Kosove. Te gjithe bashke ne nje flamur te reagojme me dinjitet e ne mbrojtje te historise tone te se shkuares dhe te ardhmes

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme