Kreu i Prokurimeve, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur sot (22 janar) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).


Kujtojmë që Jonaid Myzyri është i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Më 5 tetor 2025, Gjykata e Posaçme e pezulloi Myzyrin nga detyra, ndërsa ai u rikthye në detyrë 3 muaj më pas, më 30 qershor, ditë kur edhe iu komunikuan akuzat.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.

SPAK e akuzon Myzyrin për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.

Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i ka shpërfillur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme