
Ndërkohë Prokuroria e Ohrit ka njoftuar se i dyshuari ka kryer vrasjen e të moshuarit, me qëllim që ta pengojë 76-vjeçarin të prishë kontratën për përkujdesje të përjetshme që e kishin lidhur në noter në shkurt të vitit 2025. Sipas Prokurorisë, pas një përplasjeje verbale lidhur me vendimin e të dëmtuarit për ta prishur kontratën, i dyshuari e ka dhunuar deri në vdekje të moshuarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Prania dhe veprimet e tij janë regjistruar nga kamerat e vendosura në shtëpinë e viktimës. Për këtë vepër të rëndë penale, sipas Prokurorisë parashikohet dënim me burg prej 10 vjetësh ose burgim i përjetshëm.



