Krimbat gjigantë grabitqarë janë duke pushtuar Francën

Kur një natyralist amator duke gërmuar në tokë gjeti një krimb gjigant me kokë të gjerë në kopshtin e tij në Paris, e kuptoi se diçka nuk shkonte.

Pierre Gros, një natyralist, i dërgoi me email një foto Jean-Lou Justine, i cili është një zoolog në muzeun nacional ‘d’Historie Naturelle’ në Paris, ai fillimisht mendoi se ishte e rreme, por Gros prapë i dërgoi fotografi të tjera të këtyre krimbave gjigantë, transmeton koha.net.

Justine prapë nuk besonte duke thënë për ‘The Washington Post’: Ky njeri i ka bërë këtë foto në udhëtimet e tij e është duke pretenduar se është duke i gjetur ata në kopsht.

Por më vonë u shqetësuan kur zbuluan se këta krimba, që janë vendas në Afrikën tropikale, janë duke pushtuar Francën, e askush nuk e kishte vënë re këtë.

Pastaj që të dy bashkë, Gros e Justine u bënë bashkë për të publikuar një letër në gazetën PeerJ, ku dokumentuan praninë e këtyre krimbave gjigantë në Francë.

Pastaj u zbulua se këta krimba të qetë kanë pushtuar territorin francezë për pothuajse dy dekada.

Këta krimba janë pjesë e një grupi speciesh grabitqare të njohura si ‘krimbat me kokë çekani’ të cilët rriten deri në 30cm gjatësi. Ata prodhojnë një lloj koktej kimikate të cilën e përdorin për të bllokuar së lëvizuri prenë e tyre.

Shkencëtarët sikurse Justine janë të shqetësuar për efektin që kjo specie pushtuese mund të kenë në ekosistemin lokal.

Krimbat e tokës janë shumë të rëndësishëm për tokën bujqësore si dhe për produktivitetin e saj.

Sipas shkencëtarëve, prania e këtyre krimbave gjigantë mund të përmbysë të gjithë ekosistemin nga në Francë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme