Ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis akuzoi në parlament qeverinë e majtë të SYRIZA-s se kur ishte në pushtet, përmes ligjit të njohur si “Paraskevopoulos”, liroi 117 kriminelë nga qelitë, me synimin për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve dhe dhënien e lirisë së parakohshme të të dënuarve që shfaqnin probleme shëndetësore.
Mediat vendase raportojnë se debati mes mazhorancës dhe opozitës kaloi në disa shembuj konkretë të rikthimit në jetën kriminale të atyre që ishin liruar, mes të cilëve u përmend edhe emri i shqiptarit Neri Musta.
Ai ishte dënuar me 14.5 vite burg, por bëri vetëm 4.5 vite, duke përfituar nga ligji që miratoi qeveria e Tsipras.
Rritjen e kriminalitetit, ministri grek e lidhi me faktin se 20 ditë pas lirimit nga burgu, Musta u përfshi në një grabitje banke në Parga dhe arriti t’i shpëtonte paq policisë.
© SYRI.net