Krimet jashtë Speciales duhet t’i ndjekë Kosova

Arritjet apo dështimet e EULEX-it janë të lidhura me arritjet dhe dështimet e Kosovës. Kështu ka thënë shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopolou në intervistën dhënë “Kohës Ditore”.

Teksa ka numëruar arritjet, Papadopolou, e cila ka gjashtë muaj që ka marrë detyrën në krye të EULEX-it, ka thënë se dëshmia më e mirë është fakti se EULEX-i do të largohet ngase institucionet vendore janë forcuar.

Sa u përket dështimeve, shefja e misionit më të madh evropian për sundim të ligjit ka thënë se nuk janë menaxhuar si duhet pritjet e qytetarëve. Sipas saj, sundimi i rendit dhe ligjit është proces dhe jo diçka që mund të arrihet për një ditë.
“Është ndryshim shoqëror, proces i cili duhet adresuar, kështu që Bashkimi Evropian përmes EULEX-it dhe institucioneve të tjera është këtu për ta ndihmuar Kosovën dhe kështu do të vazhdojmë”, ka theksuar Papadopolou.

Duke folur për Gjykatën Speciale, shefja e misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë ka thënë se raporti i Dick Martyt nuk i mbulon të gjitha rastet e krimeve të luftës. Sipas saj, dosjet e krimeve të luftës që kanë qenë në EULEX gradualisht janë duke u transferuar në institucionet e Kosovës. Ajo ka përjashtuar mundësinë që të ketë efekt negativ fakti se disa prej gjyqtarëve të emëruar në Gjykatën Speciale kanë punuar edhe në EULEX.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme