Potitologu Fitim Zekthi ka folur për lidhjen e politikës me krimin e organizuar në vend, duke vënë në theks se kjo e fundit është fuqizuar aq shumë sa as vet Rama nuk mundet t’i komandojë më.
I ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24, Zekthi u shpreh se korrupsioni në vend ka të paktën 30 vite që po fuqizohet.
Në një stad të tillë sipas tij është e pamundur që të komandohet më tashmë nga kryeministri.
“Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është në fazën që e kap kryeministri nga veshi, sepse janë fuqizuar aq shumë sa nuk bindem që Edi Rama mund t’i komandojë”, tha Zekthi.
Ai tha se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri është aq i koklavitur sa është e vështirë të thuhet sot sepse kanë 30 vjet që fuqizohen.”, shprehet analisti