Krimi i rëndë në Fier/ Familjarët e 8-vjeçarit protestë përpara burgut të Vlorës, aty ku mbahet autori Klodian Çalamani

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga fqinji në Fier, kanë dalë në protestë përpara dyerve të burgut të Vlorës, aty ku aktualisht mbahet autori i krimit të rëndë, Klodian Çalamani.

Të afërm dhe familjarë, tentojnë të hyjnë forcërisht brenda ambienteve të burgut. Ata kërkojnë që të lirohet autori në mënyrë që të bëjnë vetëgjyqësi.

Përpara dyerve të burgut, është vendosur një kordon policor për të mos lejuar familjarët të hyjnë me forcë brenda ambienteve.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, familjarët e 8-vjeçarit protestuan përpara gjykatës së Fierit aty ku pritej të jepej masa e sigurisë ndaj Klodian Çalamanit.

Madje, të afërmit hynë forcërisht brenda ambienteve të gjykatës duke thyer derën kryesore, por më pas ata u larguan nga policia.

Familjarët kërkojnë dënimin me vdekje të autorit, duke zhvilluar një peticion e duke mbledhur firma të cilat thanë se do i depozitojnë në parlament.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme