Krimi makabër në Shkodër/ Zbardhet dinamika, si i gënjeu murgeshat nëna që mbyti foshnjën e saj në lumin Kir

“Ora News” zbulon detaje të reja për ngjarjen e hedhjes së foshnjës disa ditëshe në lumin Kir në Shkodër, për të cilën është proceduar nëna e bebit, shtetësja me inicialet O.G.

Krimi makabër në Shkodër/ Zbardhet dinamika, si i gënjeu

Skandali i hedhjes së fëmijës në lumë, është denocnuar pikërisht nga murgeshat e bofotrofit në Shkodër, të cilat ishin vënë në dijeni nga materniteti i spitalit, se një nënë që kishte lindur bebe të seksit mashkull, dëshironte t’ia dorëzonte murgeshave foshnjën.

Por kur një gjë e tillë nuk ndodhi, atëherë kanë qënë vetë murgeshat që i kanë shkuar nga pas kësaj historie me qëllim ndihmesën e gruas O.G që kishte lindur.

Fillimisht, murgeshat janë interesuar në maternitet. Por kur mësuan se gruaja kishte marë foshnjën dhe larguar, atëherë i janë vënë nga pas asaj, me qëllim kontaktimin dhe ofrimin e ndihmës.

Sipas dosjes hetimore murgeshat kanë deklaruar në polici se: “…jemi njoftuar fillimisht nga ana e repartit obsetri gjinekologji se një nënë që kishte lindur fëmijën e saj në 30 dhjetor 2022, ishte shprehur se nuk dëshironte të mbante fëmijën dhe dëshironte që ta dorëzonte në befotrof. Në këto kushte ne ishin pregatitur, që kur nëna dhe bebi të ishin gati, të akomodonin beben…”.

Më tej murgeshat kanë deklaruar se: “…në 4 janar 2023, jemi vënë në dijeni të faktit, që nëna që kishte lindur femijën, ishte larguar nga materniteti së bashku me fëmijën e saj. Ne kemi kërkuar të vihemi në kontakt me nënën, me të cilën kemi mundur të kontaktojmë pas dy ditësh, në 6 janar 2023. Kjo pasi nëna kishte dhënë adresë të rreme në spitalin Rjonal Shkodër…”.

Teksa kanë biseduar me O.G, kjo e fundit i ka komunikuar murgeshave se nuk kishte lindur asnjë fëmijë dhe s’kërkonte asnjë ndihmë prej tyre. Të habitura për këtë bisedë, murgeshat kanë kërkuar ndihmën e psikologes së spitalit Shkodër, e cila pasi ka zhvilluar një bisedë me kamer në telefon, O.G, ka pranuar faktin që kishte lindur një fëmijë.

Pas insistimit të murgeshave se ku ndodhej fëmija, O.G, u është shprehur se ajo e kishte hedhur fëmijën e saj në lumin Kir. Murgeshat janë vënë menjëherë në lëvizje, duke kërkuar beben përgjatë bregut të Lumit Kir, aty ku vetë O.G, i kishte çuar.

“Ora News” mëson se në kërkime për beben janë përfshirë edhe banorët e fshatit Myselim që kanë mësuar këtë fakt kaq të rëndë.

Meqënëse ishte errësirë murgeshat të shqetësuara dhe pak mosbesuese ndaj deklarimeve të O.G, i janë drejtuar Komisariatit të Policisë për të kërkuar ndihmë në gjetjen e bebes. Policia ka kontaktuar me O. G, e cila në intervistimin e saj fillestar pohoi faktin që kishte lindur një fëmijë të seksit mashkull, dhe kishte tërhequr çekun për shpërblimin financuar, por ende nuk kishte marë pagesën.

“…pasi kam dalë nga spitali me foshnjën në duar, kam marrë një taksi dhe jam nisur në drejtim të fshatit Bardhaj. Më pas kam vazhduar rrugën drejt fshatit Myselim në këmbë, me bebin në dorë dhe dy qese plasmasi me vete. Kam ecur për rreth 1.5 km rrugës të asfaltit. Në këtë vend në një rrugicë që shkon drejt bregut të lumit KIR, jam futur dhe jam afruar tek Lumi KIR. Kam futur në një qese fëmijën që e kisha quajtur Egzon, të cilin e kam mbështjellë me një batanije bojëqielli, dhe e futa në Lumin KIR, duke e lënë aty…”-ka treguar në polici O.G.

Policia ka shkuar sërisht në vendin e treguar prej O.G, dhe tashmë jo në drejtimin ku kishte treguar një natë më parë, por në drejtim të kundërt, në një distancë rreth 6 m larg bregut u konstatuan, dy canta plasmasi, njëra me ngjyrë bojë qielli dhe tjetra ngjyrë të bardhë të cilat ishin gjysëm të zhytura dhe ndodheshin pranë njëra-tjetrës.

Pasi qeset u nxorrën në bregun e lumit KIR, u hap fillimisht qesja ngjyrë qielli, e cila ishte e lidhur në grykën e saj me një tel plastik. U konstatua se brenda qeses ndodhej një batanije ngjyrë qielli që mbëshitllte diçka, që pas hapjes u konstatua se ishte një foshnjë e pajetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme