Kriminologu shqiptar: Një personazh publik qëllon mbi foton e vjehrrës në poligon

E ‘frikshme’ mund të quhet postimi që ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, kriminologu i njohur Ervin Karamuço. Ai ka zbuluar një ndodhi të frikshme që sipas tij ndodh në një poligon qitjeje. Në faqen e tij zyrtare të Facebook, Karamuço shkruan se një personazh e njohur e botës së showbizz shkon rregullisht në një poligon qitjeje. Deri këtu nuk ka asnjë problem dhe asgjë të çuditshme! Por në vend të shënjestrës, ajo përdor foton e vjehrrës së tij. Në të njëjtin postim, Karamuço ka etiketuar gazetaren Klodiana Lala, e cila ndoshta është në dijeni të gjithë çfarë po ndodh në një nga poligonet e Tiranës.

“Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme