Të shtëna me armë, një drekë më mish qengji dhe nën tingujt e sharkisë, ishte organizuar një ndejë në bjeshkët e Sharrit, e ku mori pjesë edhe Nënkryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj.
Në disa video të publikuar nga kallxo, shihet se me datë 20 gusht pra, tetë ditë më parë, Nasim Haradinaj ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga disa blegtorë në ditën e gjedheve.
Në po të njëjtën video, shihen persona të shumtë të cilën kishin marrë pjesë në këtë ndeje deri sa gjuajnë me armë zjarri duke bërë kështu që të rrezikohej jeta e të pranishmëve.
Haradinaj ka thënë se ka qenë i ftuar dhe se nuk kanë thyer rregullat e pandemisë e madje shton se nuk ka pasur të shtëna me armë.
Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të pandemisë, COVID-19, janë ndaluar tubimet dhe ahengjet familjare për të parandaluar përhapjen e coronavirus.
Përdorimi i paautorizuar i armëve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës konsiderohet vepër penale.