Kritika për luftën kundër korrupsionit

Bashkimi Evropian, në raportin e vet tërheq vërejtjen e institucioneve të Maqedonisë se nuk i respektojnë rekomandimet e dhëna, nga Komisioni Kundër Korrupsionit. Ai thekson rolin aktiv të Antikorrupsionit në luftën kundër njërit prej problemeve më të mëdha në vend, korrupsionit në të gjitha nivelet.

– Advertisements –

“Këshilli thekson rëndësinë që institucionet përkatëse t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka qenë veçanërisht proaktiv në parandalimin e korrupsionit”- thuhet në draftin e BE-së.

Sipas ish ekspertit kundër korrupsionit, Voisllav Zafirovski, mosbashkëpunimi i institucioneve në vend për rekomandimet e Komisionit kundër korrupsionit është si pasojë e mosfunksionimit të shtetit ligjor. Sipas tij, institucionet duhet të respektojnë programin e anti- korrupsionerëve shtetërorë. Zafirovski në pozicionin qeveritar kundër korrupsionit sheh ndërhyrje direkte në punën e Komisionit kundër korrupsionit.

“Vetëm kjo çon në shpërbërjen e sistemit për luftën kundër korrupsionit.  Kështu që, institucionet aktuale duhet të mendojnë se çfarë dhe si bëjnë. Para së gjithash, në Republikën e Maqedonisë ekziston një lloj rendi juridik dhe duhet ta respektojnë atë. Lufta kundër korrupsionit nuk është luftë e këtij apo atij, por është luftë e të gjitha institucioneve, veçanërisht të institucioneve shtetërore që duhet të merren me këtë problem të hidhur që e ka kapluar Maqedoninë 30 vjet”-deklaroi Voisllav Zafirovski, ish anëtar i anti- korrupsionit.

“Transparency International” ka renditur Maqedoninë në vendin e 111-të nga 180 vende sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit. Hulumtimi i fundit i Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, ka treguar se në vend korrupsioni është problemi kryesor i qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme