Kritikat pas publikimit të “Shqipërisë së Madhe”, Dua Lipa: Dua që bota ta dijë se jemi krenarë për origjinën tonë

Këngëtarja Dua Lipa gjatë një konference për shtyp sot në Tiranë, para nisjes së koncertit në sheshin “Skënderbej” komentoi një foto të publikuar në vitin 2020, ku ishte një hartë e Shqipërisë dhe e Kosovës përqafuar së bashku.

Ajo u shpreh se nuk e ka bërë për të shfaqur nacionalizmin, por për t’i treguar të gjithë botës se ne jemi krenarë për origjinën tonë.

Gazetari: Në vitin 2020 në Instagramin tuaj ju keni publikuar një foto në të cilën shihej një hartë e Shqipërisë dhe e Kosovës përqafuar së bashku. Por kjo u prit me shumë kritika në rrjet dhe drejt jush erdhën etiketime nga më të ndryshmet. Ju u cilësuat edhe si nxitëse e hartës së Shqipërisë së Madhe, madje u arrit të thuhej edhe fashistja Dua Lipa që nxit shovinizma në Ballkan. Si ndiheni kur merrni këto reagime kundrejt një postimi tuajin personal?

Dua Lipa: Unë çdo gjë që postoj dhe çdo gjë që flas e mendoj para se ta bëj. Arsyetimi im përse e kam bërë atë postim në fillim nuk ka qenë kurrfarë nacionalizmi apo asgjë e ngjashme. Qëllimi im kryesor ka qenë vetëm që njerëzit ta dinë që shqiptarët kanë kulturën e vet dhe ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe mendoj që ka shumë njerëz që provojnë të na thonë që ne nuk jemi ata që jemi. Unë kam pasur një ndjesi që kam pasur nevojë ta shpreh çfarë kam mendu që ne kemi pasur të drejtën të krenohemi nga jemi dhe ajo ka qenë i vetmi mendim çfarë më ka shkuar në mendje kur e kam bërë atë postim. Nuk e kam pasur në asnjë mënyrë për ta ofenduar dikë apo për të nis ndonjë farë debati, sepse ajo nuk ka qenë një reagim fort i mirë ndaj meje, por vendosa të këmbëngul në mendimin tim dhe e përsëris që nuk ka pasur asnjë qëllim dashakeqas apo negativ.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme