Krivaqa nuk mbrohet në heshtje, thotë se me Marigonën ishin përdorues të lëndëve narkotike

Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i akuzuari Dardan Krivaqa gjatë dhënies së mbrojtjes deklaroi se ai dhe tani e ndjera Marigona Osmani, kanë qenë përdorues të drogës.

Në këtë seancë gjyqësore është marrë në pyetje i akuzuari Dardan Krivaqa dhe për dallim nga herët e tjera, ka vendosur të mos mbrohet në heshtje, por të flasë.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë dhe Marigona e ndjera kemi qenë përdorues të drogës. E ndjera ka qenë përdoruese edhe para se të njoftohej me mua, edhe unë gjithashtu. Ndërsa prej ditës së parë që jemi lidhur, dytë kemi qenë përdorues të drogës të llojeve; Kremit, kokainës, ekstazi, speed, marihuanë, hashash, xanax, tramadol, po ashtu kemi qenë edhe përdorues të alkoolit”, tha Krivaqa.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme