Kriza me Bullgarinë, Zaev optimist: unë e Borisov, drejt zgjidhjes

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha të hënën se ai priste që të arrihej një marrëveshje me Bullgarinë dhe se besonte se kjo do të ndodhte gjatë seancës së dytë të Këshillit Evropian në dhjetor dhe në një takimi me kryeministrin bullgar Bojko Borisov.

“Unë besoj se grupet tona të punës do të gjejnë një zgjidhje,” tha ai, duke vënë në dukje se idetë mbi marrëveshjen po zhvillohen në frymën e dinjitetit të dy kombeve miq.

Zaev tha se ai e vlerësonte Bullgarinë duke njohur gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas si një realitet dhe se bisedimet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore u përqëndruan në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Ne nuk po flasim për koncesione. Ne po flasim për zgjidhje të propozuara nga të dy palët. Ekziston një mënyrë për të zgjidhur situatën. Edhe një herë, unë jam i kënaqur që Bullgaria njeh gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas si realitetin tonë,” tha Zaev.

Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva tha më parë se Bullgaria kishte refuzuar të miratojë kornizën negociuese të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimit me Shkupin.

Është thënë më herët se Bullgaria do ta bëjë këtë nëse Maqedonia Veriore nuk pranon “realitetin historik” se gjuha maqedonase ka rrënjë bullgare dhe mund të trajtohet vetëm si “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore”, por jo si “gjuha maqedonase”.

Zaharieva tha që Sofja nuk mund të miratojë fillimin e bisedimeve të pranimit të vonuara prej kohësh midis bllokut 27 vendesh dhe Maqedonisë Veriore tani për tani, për shkak të mosmarrëveshjeve të hapura mbi historinë dhe gjuhën.

Kjo mosmarrëveshje maqedono-bullgare pason atë që zgjati prej vitesh, e ngjashme në lloj, mes Shkupit e Athinës, në lidhje me emrin – Maqedoni, të cilën Greqia nuk donte ta njihte. Dhe, mjaftoi një marrëveshje, ajo e nënshkruar në Prespë, ku Zaev shpalli cilësimin “Verore” në emër, që kriza disavjeçare mes dy vendeve të zgjidhej. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme