Gazetare: Melihate Rustemi
“Shumë familje kërkojnë dhe kanë problemin e faturavve elektrike, shumë të larta e nuk mund të ja dalin. Kërkojnë mundësi që t’ua paguajmë ndonjë muaj. Me të vërtet ka shumë kërkesa por kohën e fundit tre gjëra shumë më shumë kërkohen: mielli, drutë dhe rryma. Ne I kemi fshatrat e Komunës së Likovës dhe Haraçinës, por tash kemi fillu edhe në Kumanvë dhe Shkup. Shkupi, në disa lagje me të vërtet janë shumë ngusht dhe dobët. Me nji rrogë dikur ja dilnin disi tash edhe me nji rrogë nuk po mbërrijnë, mos të flasim për ato pa rroga”, deklaroi Suat Bislimi, Sh.H “Bamirësia 2018.”
Kërkesat e familjeve në nevojë janë të ngjashme edhe në organizatën humanitare “Kalliri I Mirësisë”. Nexhat Lika, drejtues I kësaj organizate tha se për sezonin e dimrit planifikojnë të shpërndajnë dru për rreth njëmijë familje, varësisht buxhetit të donatorëve.
“Që nga mbarimi I muajit gusht dhe fillimi I shtatorit vetëm se kanë nisur të përpilohen listat për projektin e dimrit, edhe këtu shihet një rritje e dukshme e kërkuesve të ndihmave. Vitin e kaluar kishim diku 992 familje të cilat përfituan nga tre metër kub dru dhe nga dy pako ushqimore. Këtë vit e kemi rritur sasinë e druve, kemi nga katër metër kub dhe një pako ushqimore. Ende nuk e kemi një numër të saktë, do të varet nga vet donatorët por shpresojmë që së paku të jetë ai numër I vitit të kaluar”, tha Nexhat Lika, O.H “Kalliri I Mirësisë”
Siç thanë bashkëbiseduesit, shqetësues është fakti se shumë prej familjeve të reja që kërkojnë ndihmë janë edhe prindër vet ushqyes. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, shkalla e varfërisë në vitin 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 21,8 %, por vlerësohet se kjo përqindje është rritur pas krizës me pandeminë dhe krizës ekonomike dhe asaj energjetike. /alsat.mk