Kroacia bllokon hapjen e kapitujve për Serbinë

Kroacia ka bllokuar hapjen e kapitullit të 26-të të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo bllokadë e re e Kroacisë e ka nervozuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar se do të largohet nga Brukselit dhe nesër nuk do të merr pjesë në konferencën ndërqeveritare, në rast se Kroacia nuk e tërheqë bllokadë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka udhëtuar sonte në Bruksel dhe në rast se me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini nuk arrin marrëveshje për zhbllokim, ai qysh sonte do të kthehet në Beograd.

Kroacia vazhdon të jetë këmbëngulesë që Serbia t’i plotësojë kushtet para se të nis hapja e kapitujve për anëtarësim në BE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme