Maqedonia do e ketë mbështetjen e Kroacisë për integrim sa më të shpejtë në NATO dhe BE, por pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Ishte ky qëndrimi i zv/kryeministres kroate, njëherazi edhe ministres së punëve të jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq, pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. Sipas saj, orvatjet për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zbatimi i reformave e bën Maqedoninë një shtet me potencial për tu bërë anëtare e strukturave euro-atlantike.
Maqedonia është mike e Kroacisë dhe sapo ta zgjidhë çështjen e ermit do ta marrë mbështetjen e shtetit tonë që sa më shpejtë që është e mundur të kyçet në NATO dhe të fillojë bisedimet për tu anëtarësuar edhe në Bashkimin Evropian – deklaroi Marija Pejqinovic, Zv/kryeministre e Kroacisë.
Pejqinovic gjithashtu theksoi se reformat janë të rëndësishme për rrugën euro-atlantike të vendit Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitriov tha se mbështetja e Zagrebit zyrtarë në rrugën euro-atlantike është shumë domethënëse duke pasur parasysh se Kroacia është anëtarja më e re e BE-së.
Për ne ka shumë rëndësi mbështetja e Zagrebit. Kroacia është shteti i fundit që u anëtarësua në Bashkimin Evropian e cila ka përvojë të madhe në procesin e komplikuar të bisedimeve paraqasëse, andaj përvojat e tyre janë të veçanta. Kroacia është shtet që me të cilën kemi pasur gjithmonë komunikim të ndërsjellë politik, bashkëpunim të mirë ekonomik që gjithashtu mund të përmirësohet – tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Shefat e diplomacisë gjithashtu gjatë takimit kishin biseduar për avancimin e shtetasve maqedonas që jetojnë në Kroaci dhe anasjelltas.