Një seancë dëgjimore për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi që i akuzuari piu një lëng për të cilin tha se ishte helm pasi e dëgjoi vendimin.
Sllobodan Praljak ishte njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë të kroatëve të Bosnjës që u paraqit para gjykatës, raporton BBC.
Ai u dënua me 20 vjet burgim më 2013 për krime në Mostarin lindor.
Me të dëgjuar se dënimi i tij u rikonfirmua, ai i tha gjykatësit, “Sapo piva helm”, transmeton Koha.net.
Të gjashtit u paraqitën në gjykatë për vendimin final të apelit të dhënë nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi.
Praljak u ngrit në këmbë dhe e ngriti dorën tek goja e tij, e lëkundi kokën prapa dhe u duk se përpiu një gotë me diçka në të, e që, sipas avokatit të tij, ishte helm.
Gjykatësi menjëherë urdhëroi vendosjen e perdeve dhe seanca u pezullua.