Kroati që thotë t’i ketë vrarë 145 serbë

Lun Terziq Nikoliq, kroat, i cili një kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të policës argjentinase për shkak të dyshimit se u përpoq të vriste të njohurën e vet, sipas pohimit të tij, ka vrarë 145 serbë gjatë luftës së viteve të 90-ta, transmeton Koha.net.

Në fokus të policisë së Argjentinës erdhi në vitin 2014 pasi ai deshi ta vriste të njohurën nga rrjetet sociale me të cilën më pas edhe u takua në shtëpinë e saj.

Siç shkruan portali serb “Kurir”, kur ajo mori vesh se ai kishte vrarë në Kili dhe në Kroaci, Lun deshi ta vriste, transmetojnë medie argjentinase fjalët e viktimës Maximilain Paladina.
Ajo megjithatë ia doli të shpëtonte, ndërsa Terziq të ikte. Policia argjentinase është e sigurt se apo përpiqet të kthehet në Kili.
“Terziq edhe më herë kishte jetuar në Kili. Atje ai kishte vrarë bashkëshorten dhe për këtë vepër penale ishte dënuar me 13 vjet burgim e vet”, përcjell “Kurir” shkrimet e medieve argjentinase.
Gjatë qëndrimit në burgun e Kilit Punta Arenas, Terziq kishte dhënë një intervistë në të cilën kishte rrëfyer detajet e vrasje së bashkëshortes dhe kishte pranuar të kishte vrarë së paku 145 serbë në vitet e 90 – ta të shekullit të shkuar.
“Sa njerëz kam vrarë? E kam dëshminë për 145 sish dhe le të mbeten kaq. Por, ata nuk kanë qenë njerëz, ata kanë qenë armiq, armiq serbë. Ata kanë qenë serbë, ata nuk kanë qenë njerëz”, ka thënë para se të shpërngulej në Argjentinë.