Në kuvendin e 35-të gjeneral, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) u bë anëtar me të drejta të barabarta i Asociacionit të Rregullatorëve Energjetikë të Mesdheut – MEDREG (Mediterranean Energy Regulators).
“Bëhet fjalë për vendim unanim për hyrjen e KRRE-së në asociacionin ndërkombëtar energjetik, i cili bashkon 27 vende anëtare, të cilat gjeografikisht bëjnë pjesë në rajonin mesdhetar dhe kjo nënkupton mirënjohje dhe kredibilitet të madh për punën tonë,” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
„Me anëtarësimin në MEDREG, KRRE-ja e vazhdon misionin për shkëmbimin e përvojës dhe për mbindërtimin përmes bashkëpunimit me insiticionet ndërkombëtare të energjisë. Kur të gjitha vendet që njihen si mesdhetare, të identifikohen si pjesë e një familjeje që punon vazhdimisht për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, besoj se do të gjejmë zgjidhje cilësore dhe efikase. Qasja rajonale për krijimin e përgjigjeve njihet në më shumë sektorë – ekonomi, politikë, energjetikë dhe sot kur bota ballafaqohet me shumë sfida energjetike – zgjidhjet e sinkronizuara mund të sjellin vetëm përparim dhe prosperitet” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.