KRRE parashikon ulje të prodhimit të energjisë

Gazetar: Ile Petrevski

Raporti vjetor i Komisionit Rregullator Energjetik e përshkruan krizën si më të vështirën që nga pavarësia e vendit. Kriza globale e energjisë e ka bërë të veten edhe në vendin tonë dhe vitin e kaluar pati një rënie të konsumit prej 10.6% për shkak të aktivitetit të reduktuar ekonomik, çmimeve të larta të energjisë elektrike, si dhe marrjes së masave për përdorimin racional të energjisë elektrike. Të dhënat nga raporti tregojnë se konsumi i energjisë elektrike të konsumatorëve finalë në vitin 2022 ishte 6.133 GWh, që është 732 GWh më pak krahasuar me vitin 2021, pra rënia është 10.66%. Përveç kësaj, vitin e kaluar 79.37% e konsumit bruto të energjisë elektrike u sigurua nga prodhimi vendas i energjisë elektrike, ndërsa 20.63% u sigurua nga importet.

“Në prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2022, termocentralet kanë pjesën më të madhe me 53.85%, pasuar nga hidrocentralet me 24.80%, impiantet e kombinuara për prodhimin e rrymës dhe energjisë termike me pjesëmarrje prej 17.17%, pasuar nga të gjithë të tjerët me një pjesëmarrje prej 4.18%”, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Viti i kaluar do të mbahet mend edhe për aplikimin e blloktarifave, me parimin kush shpenzon më shumë edhe paguan më shumë. Rregullatori thotë se qytetarët kanë filluar të kursejnë ndjeshëm energjinë elektrike në familje.

“Shitjet e energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël në vitin 2022 u rritën me 81.4% krahasuar me vitin e kaluar. Ulja e konsumit të amvisërive, përveç temperaturave mesatare relativisht të larta në tremujorin e fundit të vitit 2022, është gjithashtu për shkak të futjes së një sistemi tarifor bllok që nxiti familjet të kursejnë energjinë elektrike”, shtojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Tashmë është e sigurt se me llogaritjen e ardhshme të çmimit të ri të energjisë elektrike, i cili duhet të bëhet në fund të qershorit, do të rikthehet tarifa e lirë ditore, e cila sipas informacioneve do të jetë përsëri dy orë gjatë ditës si dhe do të mbetet tarifa më e lirë natën. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme