Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë apel te qytetarët që të kursejnë ujin e pijshëm.
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka publikuar fotografi të gjendjes aktuale në liqenin e Batllavës.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Abdullahu, ka apeluar te qytetarët që të kursejnë ujin e pijshëm, përcjell lajmi.net.
Sipas tij, nëse nuk bëhet kjo, qytetarët do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.
Postimi i plotë i Abdullahut pa ndërhyrje:
Furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumin dhe menaxhim te dobet.
Apelojmë të kursehet uji i pijshëm, në të kundërtën do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt.
Liqeni i Batllaves_Korrik 2019-Batllava Lake July 2019./ln