Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov lidhur me ndalesën e përdorimit të ujit në Krushevë tha se është në komunikim me autoritetet lokale, ndërsa për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, një orë nuk ka punuar pajisja për klorimin e ujit. Sipas Angellov, situata është e qëndrueshme dhe nuk duhet të krahasohet me rastin e Gostivarit, pasi në Krushevë nuk ka të paraqitur asnjë rast me simptoma helmimi.
“Menjëherë pas paraqitjes se edhe uji në ujësjellësin e Krushevës nuk është i rregullt, menjëherë fola me kryetarin e komunës gjatë së cilës u informova se për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike, më së shumti një orë nuk ka punuar instrumenti i klorin, respektivisht nuk ka pasur klorim të ujit. Kështu që rasti në Krushevë as për së largëti nuk është i ngjashëm me atë çfarë ka ndodhur në Gostivar. Menjëherë pas një ore ajo pajisje që hedh klor në ujësjellësin e qytetit ka vazhduar me punë dhe pres që situata atje të jetë tërësisht e stabilizuar”. – Stojançe Angellov, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. /Alsat.mk
The post Krushevë, defekti në aparatin e klorit shkaktoi problemet me ujin appeared first on Alsat.



