“Kryebashkiakja në detyrë e bashkisë Tropojë ndërton urë personale për motrën”- PD denoncon: Të japë dorëheqjen dhe të merret nën hetim për abuzimet me detyrën!

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli u shpreh se Kryebashkiakja në detyrë e bashkisë Tropojë, ndërton urë personale për motrën dhe se duhet të merret nën hetim për abuzimet me detyrën.


Vangjeli beri thirrje qe Kryetarja në detyrë e bashkisë Tropojë të japë dorëheqjen menjëherë dhe dhe të nisin procedurat hetimore nga oganet përkatëse.

“Në cilësinë e personit përgjegjës për këtë prokurim, duket se ka vijuar me favorizimin e familjarëve duke urdhëruar ndërtimin e një ure … për motrën e saj. Ajo i kërkoi kontraktorit të ndërtonte një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës”, tha Vangjeli.

Deklarata 

Pak ditë më parë emisioni investigativ “Piranjat” denoncoi Bashkinë Tropojë për skandalin lidhur me tenderin me objekt “Ndërtim e rikonstruksion urash, Bashkia Tropojë”.

Znj. Islamaj e cila është përgjegjëse për drejtimin dhe administrimin e bashkisë, pas masës së sigurisë të vendosur nga SPAK për kryetarin gjithashtu të denoncuar nga PD z.Rexh Byberi,

Njëherësh në cilësinë e personit përgjegjës për këtë prokurim, duket se ka vijuar me favorizimin e familjarëve duke urdhëruar ndërtimin e një ure … për motrën e saj. Ajo i kërkoi kontraktorit të ndërtonte një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës.

Për këtë, znj. Islamaj detyroi, teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, Agim Demiraj që të asisonte ndërtuesin duke i treguar vendin ku ka shtëpinë motra e saj, të ndiqte punimet, si dhe të këmbëngulte tek ndërtuesi që ura të përfundonte sa më shpejt.

Mirëpo Demiraj refuzoi të përfshihej në shkeljen e ligjit duke qenë se ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë pjesë e procedurës së prokurimit.

Për këtë refuzim kryetarja në detyrë do të ”hakmarrej” ndaj Agim Demiraj duke e transferuar atë nga qytetit i Bajram Currit në fshatin Lekbibaj, 20 kilometra vajtje-ardhje nga qyteti, pavarësisht se kishte rreth 3 dekada punë në Bashkinë e Tropojës dhe në prag pensoni.

Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranoi dhe vetë kontraktori i cili zbatonte punimet duke u shprehur se “ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do t`ja bënte “dhuratë”.

Kështu janë mësuar zyrtarët e Edi Ramës sipas sloganit “ne ecim para” duke perceptuar detyrën dhe asetet shtetërore si personale dhe familjare, duke urdhëruar përfitime në shkelje flagrante të ligjit, e për të gjithë ata që nuk i binden ka penalitete….

Kryetarja në detyrë e bashkisë Tropojë të japë dorëheqjen menjëherë dhe dhe të nisin procedurat hetimore nga oganet përkatëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme