Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paraqitet në SPAK: Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paraqitet në SPAK, përplaset me përfaqësuesit e opozitës: Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.


Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përparaq godinës.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.

Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.

Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme