Një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë.
Ai do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.
Takimi bilateral do të fillojë në orën 15:45 minuta, në hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe Ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.
Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëtin vend, në aeroport, në orën 17:00.