Kryediplomati francez i kundërpërgjigjet Trumpit

Shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault deklaroi se përgjigjja që duhet t’u japin evropianët deklaratave të Donald Trump mbi BE’në apo Brexit është të tregojnë unitetin e tyre.

“Përgjigja më e mirë ndaj intervistës së presidentit amerikan është uniteti i evropianëve, është duke bërë bllok”, deklaroi ministri i jashtëm francez, Ayrault para një mbledhje të BE-së në Bruksel, si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit të zgjedhur amerikan në një intervistë për të përditshmen britanike “Times” dhe atë gjermane “Bild”.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë gjithashtu se Britania e Madhe ka bërë mirë që ka dal nga Bashkimi Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme