Kryediplomati Hoxhaj vë në pikëpyetje përfaqësimin e Qeverisë nga ministrja Ahmeti

Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme, po e ndien veten të anashkaluar nga politikat që është duke i ndërmarrë ministrja e re e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmeti. Të premten, ai e ka vënë në pikëpyetje nëse ministrja mund ta përfaqësojë Qeverinë.

Hoxhaj i ka reaguar edhe më përpara, e edhe në mbledhjen e së premtes, kur Ahmeti ka sponsorizuar tri vendime: miratimin e Programit kombëtar për zbatimin e MSA-së, vendimin për nisjen e procesit të planifikimit për IPA 2018-2020, si dhe shqyrtimin e vendimit për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në pesë programe të Bashkimit Evropian.

Tri herë ka ndërhyrë ministri i Punëve të Jashtme, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi i parë ishte sponsorizuar edhe dy javë më herët, dhe pikërisht shkaku i reagimeve të kryediplomatit ishte shtyrë deri tash. Dokumenti përmban prioritete afatshkurtra që parashihet të përmbushen brenda një viti dhe prioritete afatgjata, për realizimin e të cilave kërkohet një periudhë deri në pesë vjet. Aty përcaktohen përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij, si dhe afatet e përmbushjes së këtyre veprimeve dhe burimet buxhetore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme