Kryediplomati Pacolli merr anë, uron që Merkel të fitoj në Gjermani

Zëvedeskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli duke folur për zgjedhjet që do të mbahen nesër në Gjermani, ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për këtë vend dhe BE-në.

Pacolli në një shkrim në tëitter në cilësinë e ministrit ka marr anë në këtë proces. Ai ka uruar që këto zgjedhje të fitohet nga kancelarja Merkel.

“Nesër është një ditë e rëndësishme për Gjermaninë dhe BE. Dëshiroj më të mirën për popullin gjerman. Gjithashtu i uroj fat, kancelarës Merkel”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe nga Pacolli Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani që të votojnë për partinë Social Demokrate te Gjermanisë (SPD)./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme