Kryediplomati turk Fidan: Do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit brenda dhe jashtë vendit

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan dënoi sulmin terrorist që ndodhi në Ankara dhe tha se “Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit me vendosmëri brenda dhe jashtë vendit”, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi nga platforma e medias sociale X, Fidan dënoi sulmin terrorist kundër Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

“Dënoj sulmin e pabesë terrorist kundër Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë tonë në Ankara. Uroj shërim të shpejtë për policët tanë heronj që u plagosën në këtë sulm të ulët si dhe i shpreh të shkuara personelit të Ministrisë së Brendshme dhe popullit tonë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit me vendosmëri brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi në postimin e tij Fidan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme