Debatin mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shikon si në pazar të kryeministrit për të shpëtuar kokën e tij.
“Dua të them që debati mes Presidentit dhe kryeministrit në ikje, për aq sa i njoh të dy persona mund të them që në PS angazhimi i Ramës aq me devotshmëri kundër Metës tregon frikë dhe panik.
Përballja që do të ketë në 25 prill është e pashmangshme.
Reagimet e zotit Rama tagente, duke bërë skip probleme të tjera janë shumë të rëndë sesa këto që në flasim.
Këto kanë ndodhur sepse nuk funksionon reforma në drejtësi.
Sulmet që Rama i bën Metës i shoh si një ftesë për të hyrë dhe bërë pazar për të shpëtuar kokën e tij, por këtu duhen shpëtuar shqiptarët”, thotë Kryemadhi.