Kryeministri belg në Beograd me propozime të reja për Kosovën

Charles Michel në Beograd ka sjellë propozimet se si duhet zgjedhur çështjen e Kosovës me angazhim më të madh të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Por, siç njofton N1, as kryeministri belg dhe as kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk kanë dashur të flasin për detajet derisa këto propozime të pranohen në Bashkimin Europian.

“Bashkërisht mund të provojmë disa ide. Do të bisedoj me kolegët e mi për të parë në ç’mënyrë Bashkimi Europian mund të veprojë më me angazhim për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë”, ka thënë Michel.

“Nëse BE do të ketë një qasje tjetër me të cilën synohet përmbushja e asaj që është nënshkruar në Bruksel, ndoshta do të kemi ndonjë shans dhe ndonjë ide. Nëse nuk ndodh kjo, shanset janë shumë vogla”, ka thanë Vuçiq i cili në fund i ka porositur qytetarët e se Serbisë që për Kosovën mos të presin zgjidhje të mirë, pasi zgjidhje të tillë nuk ka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme