Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, të hënën pritet të arrijë në Prishtinë për një vizitë njëditore.
Borisov do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi me të cilin do të diskutojnë për organizimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje gjatë muajit maj.
Ata gjithashtu do të flasin edhe për integrimin evropian të vendeve të rajonit, i cili është një prioritet i shtetit bullgar.
Ditë më parë Borisov dhe Thaçi kanë zhvilluar edhe një bisedë telefonikë pas takimit që pati kryeministri bullgar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Dihet se Serbia po e kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit.