Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot menaxhmentin dhe punonjësit e ATK-së ku iu kërkoi atyre që të ulet informaliteti dhe të luftohen dukuritë negative si korrupsioni dhe të sigurohet një shtet ligjor.
Haradinaj tha se, “gjendja ekonomike në vend, nuk është e mirë, e rritja ekonomike prej 5% nuk është e mjaftueshme”.
“Duhet shumë më shumë rritje se me këtë nuk mos mund ta zëmë hapin e vendeve të BE-së”, tha Haradinaj në këtë takim.