Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se me vetëdije të plotë e ka larguar gruan nga foltorja në Prizren.
Ai ka thënë se, përderisa ai është në këtë rol, askush nuk do ta nëpërkëmbë ndonjë organizim shtetëror.
“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje ne thërrasim veten dhe shtetet tjera. Është e papranueshme që një i paftuar të shfaqet në foltore. Dy zgjidhje kishin qenë: ose Policia ose unë. Unë isha nikoqir, dhe kam reaguar me shpresë të mos bëhet e madhe”, ka thënë Hardinaj.
Haradinaj ka insistuar në mbrojtjen e organizimeve shtetërore, duke mos u penduar se ka kryer punën e sigurimit.
“Qysh dush, edhe si truprojë. Përderisa jam në këtë detyrë, s’do ta lejojë askënd që t’i nëpërkëmbë ceremonitë shtetërore. S’ka lidhje a ishte gru a fëmijë apo çka, por unë nuk do të lejojë të cenohet shteti nga askush”, ka shtuar Haradinaj.
Ndërkaq, i pari i Qeverisë foli edhe për prapaskenat. Ai beson se gruaja është dërguar nga dikush, mirëpo ai u shpreh i sigurt se ai nuk është Kadri Veseli
“E di që ka njerëz që çojnë njerëz të bëjnë probleme. Nuk ka qenë Kadria. Ai ka bërë një gjest korrekt”, ka thënë tutje Haradinaj.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj u përfshi dje në një incident pasi u detyrua të largojë një grua pasi doli në foltore si e paftuar./gazetametro.net