Në letrën e Kryeministrit Haradinaj për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, atij i kërkohet të shqyrtojë kërkesat e natyrës ligjore të parashtruara nga Ahmet Tmava, menaxher i Ndërmarrjes Trepça:
– Të miratohet Statuti i Trepça SH.A. duke u bazuar në nenin 6 të Ligjit nr.05/L-120 për Trepçën; Të bëhet regjistrimi Trepça SH.A në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (MTI) duke u
bazuar në nenin 7 të Ligjit nr.05/L-120 për Trepçën; Gjithashtu MZHE bazuar në nenin 7 të Ligjit të lartcekur të bëjë regjistrimin e njësive banesore Trepça SH.A. të cekura në nenin 2, paragrafet 2.1, 2.2 dhe 2.3 të këtij Ligji; Bazuar në nenin 3 paragrafi 3.1, 3.2 dhe 3.3 të Ligjit dhe arsyeshmërinë ekonomike dhe financiare, të formohen edhe njësitë e parapara në këtë dispozitë.
Ndërsa nga ministri, Skender Reçica, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kryeministri, në bazë të vlerësimeve të Tmavës kërkon që:
– Të sigurohet baza juridike për dhënien e pensioneve me 70% nga paga e punëtorëve, ashtu siç janë pensionet në disa institucione në Republikën e Kosovës;
– Të sigurohet baza juridike për pranimin e stazhit të punës për vitet 1990-1999; – Punësimi i të rinjve, dhe Zbatimi i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës.
Dhe së fundi në letrën dërguar ministrit, Bedri Hamza, ministria e Financave, Kryeministri Haradinaj i kërkon atij që:
– Duke u bazuar në Ligjin mbi faljen e Borxheve Publike nr.05/0119, Ndërmarrja Trepça si Shoqëri Aksionare i është drejtuar Komisionit Qeveritar për përfshirje në falje të borxheve të saj të krijuara në kohën e UNMIK-ut.



