Kryeministri i ‘çuditshëm’: Do t’i jap votat për ta rrëzuar qeverinë e tij

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm ta rrëzojë veten nga Qeveria, pasi duke folur për kërkesën e LDK’së për zgjedhje, ai tha se do t’i jap edhe votat e partisë së tij.

Ndonëse me një dozë ironie, Haradinaj u shpreh i gatshëm për zgjedhje, duke premtuar votat e partisë së tij, që do të nënkuptonin rrëzim të Qeverisë, shkruan gazetametro.net.

“Nëse LDK ka kërkuar zgjedhje, atëherë edhe Aleanca është e gatshme t’i jap votat”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, partitë tjera nuk i kanë besuar dhe aq shumë kërkesës së LDK’së për të shkuar në zgjehdje.

Kadri Veseli u shpreh mosbesues ndaj gatishmërisë së LDK’së për zgjedhje, ndërkohë që gati njëjtë mendoi edhe Albin Kurti.

Ndryshe, LDK’ja përmes Avdullah Hotit ka kërkuar zëshëm këto ditë që të rrëzohet qeveria dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme./gazetametrio.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme