Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, udhëton sot drejt Brukselit bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e Qeverisë belge.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti do të udhëtojë të martën për në Bruksel dhe do të ketë një vizitë dyditore ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë të BE-së, prej tyre më të rëndësishmit janë me: Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesin e Lartë të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe shumë komisionarë të ndryshëm”, ka thënë Kryeziu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme