Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim deklaroi se askush nuk mund ta ndalojë ose të frikësojë vendin e tij të dënojë “agresionin” e Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të faqes “Malay Mail”, Anwar në një fjalim të mbajtur në stadiumin “Axiata Arena” në kryeqytetin Kuala Lumpur tha se janë në solidaritet me Palestinën.
“Perëndimi duhet të mësojë nga Malajzia të respektojë racat dhe fetë”, tha Anwar i cili shtoi se ai “ka filluar të sulmohet nga disa qarqe nga SHBA-ja, Evropa dhe Izraeli”.
Më tej Anwar theksoi se askush nuk mund ta ndalojë ose të frikësojë vendin e tij të dënojë “agresionin” e Izraelit kundër Palestinës.
“Malajzia ashtu si deri më tani ka qëndruar gjithmonë pranë palestinezëve”, tha Anwar duke shtuar se vendet perëndimore janë “diskriminuese” në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Agresiviteti (i Izraelit) ka arritur në nivelin e çmendurisë. Po masakrohen gra dhe fëmijë. Po bombardohen shkolla dhe spitale. Ku është drejtësia, të drejtat e njeriut dhe të drejtat demokratike për të cilat flet Perëndimi?”, u shpreh kryeministri i Malajzisë, Anwar.