Masat ekonomike që ka miratuar Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut ka për qëllim ruajtjen e çdo vendi të punës. Kështu deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, gjatë konferencës së sotme për shtyp.
“Qeveria vendos masa ekonomike për gjithsecilin që është i prekur nga kriza. Qeveria po bën përpjekje për ruajtjen e çdo veni të punës”, tha Spasovski duke shtuar me këtë se përveç që mbrojmë qytetarët, do të mbrohet edhe ekonomia e vendit.
“29 mijë denarë për çdo të punësuar për dy muaj. Me qëllim që të rruhen të gjitha vendet e punës”, tha Spasovski duke sqaruar se aplikimi për këtë masë të qeverisë do të jetë online dhe do të zbatohet përmes DAP-it.